Humor me Luftëtarin, Apeli fal Lamçen pasi mungoi 2 javë

0

Para dy javësh bëri bujë pezullimi i futbollistit të Luftëtarit Eri Lamçja, i cili u dënua me 6 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, pas sherrit masiv në fund të ndeshjes Luftëtari-Teuta.

Goli i shënuar në minutën e 96-të nga Teuta u pasua me një grindje masive pas fishkëllimës finale, aq sa nuk u mor vesh më se cili lojtar mund të kishte goditur apo ofenduar i pari.

Megjithatë, Komisioni i Disiplinës bëri “kurban” Lamçen, një vendim që irritoi pa masë Luftëtarin, që reagoi duke protestuar ashpër dhe duke e konsideruar një sulm të radhës ndaj klubit gjirokastrit.

Tani, pak orë pasi Luftëtari mori lajmin e hidhur se nuk do të luajë në Europa League, duke qenë se Tirana fitoi kupën, Komisioni i Apelit është mbledhur dhe ka vendosur që Lamçe të falet, duke ia fshirë praktikisht dënimin, sepse e ka ulur nga 6 në 1 ndeshje, diçka pa kuptim, sepse Lamçe ka munguar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, pra i del një ndeshje borxh nga Disiplina dhe Apeli.

Si zakonisht, Disiplina e Apeli kanë një marrëdhënie mjaft “profesionale” mes tyre.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.