Tirana ka luajtur sot një takim miqësor përballë skuadrës Dukagjini, që është ngjitur vetëm këtë sezon në IPKO Superliga. Bardheblutë janë mposhtur 1-0 nga ekipi kosovar, me anë të një goli në minutën e 85-të të Ilir Mustafës me penallti.
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, nuk ka kursyer asnjë futbollist në këtë sfidë, duke aktivizuar dy formcacione të ndryshme. Plot 22 lojtarë provoi tekniku kryeqytetas në ndeshjen miqësore kundër Dukagjinit, duke iu dhënë mundësinë të gjithëve që të kenë minuta në këmbët e tyre.
Miqësore
Dukagjini – Tirana 1-0
I. Mustafa 85’ (p)
Formacionet e Tiranes
Formacioni pjesa e pare: Abibi, Doka, Karriqi, Osmani, Ismajlgeci, Celhaka, Batha, Daja, Cale, Torasa, Muci
Formacioni pjesa e dyte: Qirko, Hoxhallari, Imami, Muca, Goxha, Cake, Celhaka, Batha, Cikani, Ismajlgeci, Dunga