Tirana me sytë nga akademia dhe… donatori

Tirana e mbylli me fitore vitin 2018, por kjo nuk do të thotë se i ka harrua problemet që ka pasur për gjatë dy fazave të para. Skuadra nuk ka pritur vitin e ri si shumica e ekipeve, por ka nisur përgatitjet për gjysmën e mbetur të edicionit. Trajneri Mema i ka idetë e qarta dhe e ka bërë të qartë se duhet merkato, por me kushtin që ata që të vijnë të bëjnë diferencën me grupin aktual.

Këto ditë të fundit të vitit po i shërbejnë stafit teknik që të hedhë sytë nga akademia, për të pikasur ndonjë element cilësor, i cili mund ta ndihmojë skuadrën në të ardhmen, edhe pse duket se kushtet nuk janë shumë të favorshme për të bërë eksperimente në kampionat, por nëse ndonjë lojtar i ri do ta bindë timonierin e bardhebluve sigurisht që do i jepet mundësia.

Me interes të madh ka nga të gjithë donatori i ri që do të afrohet pranë 24-herë kampionëve të vendit. Presidenti Refik Halili e ka konfirmuar në daljet e tij në Supersport se do të ketë një biznesmen tjetër që do të jetë pranë skuadrës dhe do të japë kontributin e tij, por po pret momentin e duhur që të bëjë publik emrin, ndonëse ka paralajmëruar se bëhet fjalë për një person të fuqishëm në biznes. Interesi është i madheshe nga lojtarët të cilët “fërkojnë” duart se me lëvizjet e reja, mund ta flenë mendjen për financat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *