Tirana është grumbulluar për derbin me Partizanin. Ndërkohë trajneri Ze Maria duhet të vendosë për futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë kundër të kuqve. Tashmë duket se ka një përgjigje sa i takon Oduamadit.
Gazetari Gjergj Stefa ka raportuar në “Supersport” se nigeriani me shumë mundësi duhet ta ndjekë nga tribuna këtë ndeshje. Një goditje e marrë në gju gjatë seancave stërvitore e ka penalizuar sulmuesin anësor.
Pavarësisht terapive, Oduamadi nuk është rikuperuar plotësisht. Gjithashtu edhe nuk mund të rrezikohet dhe më pas të ketë një zëvendësim në pjesën e parë. Sentamu dhe Greca janë alternativat, me lojtarin nga Uganda favorit.