Tirana e Partizani, Kupën e luajnë në fusha sportive

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të premten përballen mes tyre në derbi, ndërkohë që nesër do të luajnë ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Prej ditës së djeshme FSHF ka njoftuar për oraret e ndeshjeve dhe këtë herë takimet nisin prej orës 15:30.

Ndërkohë sot klubet kanë njoftuar edhe se ku do t’i luajnë ndeshjen. Tirana do të presë Ilirinë e Fushë-Krujës në “Skënder Halili” dhe kualifikimi është çështje e mbyllur. Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e bardhebluve me rezultatin 1-4.

Partizani në krahun tjetër ka triumfuar në Pukë 0-1 dhe tanimë luan në Pezë-Helmës kundër Tërbunit. Në kompleksin “Internacional”, ku edhe stërviten, të kuqtë do të zhvillojnë 90 minutat e dytë të takimit me pukjanët në Kupë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *