Moise Nkunku ishte një ndër lojtarët afrikan që ishin pjesë e Tiranës në sezonin 2016/2017. Sulmuesi nga Kongo firmosi një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë, por ai largua pas vetëm një sezoni drejt vendlindjes duke injoruar thirrjet e klubit, që i kërkonte të kthehej në Shqipëri. Tirana më pas kërcënoi se do padiste në FIFA për mosrespektim të kontratës, por Moise ka vepruar me kokën e tij dhe pas disa muajsh larg futbollit firmosi me skuadrën kongoleze “Diables Noirs”.
Më shumë se një vit që nga “arratisja” e tij nga Tirana, Moise del përsëri në skenë me ekipin e “Diables Noirs”, në festimet e finales së Kupës së Kongos. 22-vjeçari shfaqet në foto me medaljen e fituesit të kupës. Klubi i Tiranës nuk është prononcuar më mbi këtë lojtar, por me siguri mund të thuhet se të dyja palët nuk duan më të dëgjojnë për njëri-tjetrin.