Tirana e Kastrioti nuk kanë frena, fillon “hendeku” në Kategorinë e Parë

Nuk është më ndonjë surprizë: Tirana dhe Kastrioti duket se do të dominojnë grupet përkatës dhe vështirë se do të ndalen shpesh këtë sezon.

Sot bardheblutë e Ze Marias fituan pa asnjë problem 3-0 ndaj Naftëtarit, në një ndeshje pa histori, mbyllur shumë shpejt me dy gola nga Karabeci e Sentamu. Ky i fundit shënoi 2 gola dhe tashmë po nis të shkëlqejë.

Ndërkaq, është ndalur në Çërrik Bylisi, që ka lëshuar terren ndaj Tiranës dhe duket se do ta ketë të vështirë të ruajë ritmin.

Në grupin A, Kastrioti fitoi edhe në Shkodër, ku një gol i shkodranit Dyca në fund mposhti Vllazninë B, që luftoi fort deri në minutën e fundit.

Fitorja konfirmon se Kastrioti është favoriti i madh për ngjitje në Superiore, por pritet me interes si do të reagojë Besëlidhja nesër, në Shijak. Fiton edhe Besa, që thyen Tërbunin pa shumë vuajtje, shenjë se kavajasit kanë një skuadër vërtet simpatike. Po ashtu, Shënkolli mposht bindshëm Ilirinë, me dy gola nga Danaj.

KATEGORIA E PARË

Java 3

30 Shtator 2017 – ora 16.00

 

GRUPI A

Besa – Tërbuni                   2-0

Shënues: Biba 18’, Kaloshi 76′

Burreli – Dinamo              0-0

Egnatia – Korabi                0-0

Vllaznia B – Kastrioti       0-1

Shënues: Dyca 85′

GRUPI B

Turbina – Bylis                   0-0

Tomori – Shkumbini        0-1

Shënues: Hasanaj 18’

Tirana – Naftetari             3-0

Shënues: Karabeci 13’, Sentamu 15’, 90′

Apolonia – Pogradeci     1-1

Shënues: Prifti 7’ / Çekiçi 17’

Shënkolli – Iliria              2-0

Shënues: Danaj 25’, 60′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online