Flamurtari-Luftëtari, po luhet ndeshja e parë sezonale në Vlorë

Më në fund, stadiumi Flamurtari hap dyert për një ndeshje zyrtare. Fusha është thuajse në rregull, ndaj Flamurtari-Luftëtari luhet sot në qytetin bregdetar, ku Flamurtari kërkon fitoren e tretë rresht në kampionat. Një vit më parë Luftëtari mundej 5-0 në Vlorë.

KRONIKA

89′ Zhufo humbet një rast të shkëlqyer. Bushiç në zonë pasoi një top për Zhufon, që me të djathtën goditi fort, por shumë lart mbi traversë.

80′ Siljanovski i pandalshëm nga e djathta, kros në zonë, por gjuajtja e Bushiç devijohet në këndore. Kros tjetër në zonë, ku Bicaj me kokë godet paksa jashtë. I pafat mbrojtësi i Flamurtarit.

71′ Në një pjesë të dytë mediokre, Liçaj ka shansin e golit si “ish”. Në hyrje të zonës, në një pozicion mjaft të mirë, godet lehtë dhe paksa mbi traversë. Rasti më i mirë i ndeshjes.

PUSHIMI I NDESHJES 45 minuta të dobëta, pa asnjë emocion e ritëm. Flamurtari nuk është në ditën e vet më të mirë, Luftëtari e ka të lehtë të mbrohet mirë e të kundërsulmojë.

42′ Goditje nga këndi për Flamurtarin, Bushiç gjuan me kokë, por pret Miraka. Vuan shumë për të krijuar situata goli Flamurtari.

28′ Gjithnjë e më i rrezikshëm Luftëtari. Dejvi Bregu lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, pret në dy kohë Nurkoviç. Sërish pak më vonë një predhë nga jashtë zone dhe Nurkoviç fluturon, për të devijuar në këndore.

24′ Zëvendësim i detyruar te Flamurtari, Useini dëmtohet pas një faulli nga Aleksi. Futet Liçaj. Ritmi i lojës mbetet i ulët.

11′ Luftëtari afrohet rrezikshëm, me një gjuajtje nga distanca që pritet nga portieri Nurkoviç.

5′ Vjen rreziku i parë në portën gjirokastrite. Kros nga e majta e sulmit vlonjat, Bushiç me kokë devijon lehtë, por jashtë.

Kategoria Superiore – Java 4
E shtunë, më 30 shtator, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari – Luftëtari      0-0

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Musta (Mersini 60′), Pollozani, Sidibe, Useini (Liçaj 24′), Alvesh, Kamara (Zhufo 46′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari: Miraka, Toledo, Rapa, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Brahimaj (Rroca 58′), Bregu (Hoxha 90’+3), Abazaj, Lamçja (Nunjez 72′). Trajner: Daniel Fernandez

Kartonë të verdhë: Useini 15′, Sidibe 39′, Jakovljeviç 67′, Bicaj 74′ / Aleksi 21′, Toledo 48′, Miraka 89′, Rroca 90’+2

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online