Tirana “burgos” Albi Dokën. Ja ofertat e Skënderbeut e Hajdukut

Hajduku u ka ofruar 200 mijë euro bardhebluve, ndërsa Skënderbeu 180 mijë euro për të marrë shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë

Olsi Avdiaj

Tirana “burgos” Albi Dokën. Futbollisti i bardhebluve dhe kombëtares U-21, nuk mund të largohet nga skuadra e tij edhe pse në adresë të tij kanë ardhur oferta konkrete nga Kroacia dhe Shqipëria. Aktualisht në tavolinë presidenti i Tiranës ka një ofertë 200 mijë euroshe nga Hajduku i Splitit. Skuadra kroate ka dërguar pretendimin e saj me një shkresë zyrtare në adresë të Tiranës. Skuadra që më parë ka kërkuar edhe Erion Hoxhallarin, kërkon të afrojë Dokën në ekip që këtë sezon, por aktualisht nuk mund të bëhet asgjë, sepse mbrojtësi është i pashitshëm dhe Tirana e ka bërë të qartë pozicionin e saj. Nga Kroacia nuk është vetëm Hajduku i interesuar për futbollistin. Mësohet se edhe Dinamoja e Zagrebit është në lojë për të marrë shqiptarin. Edhe pse nuk ka ndonjë lajm zyrtar bëhet e ditur se përfaqësues të klubit janë të interesuar për lojtarin, dy ditët që kanë qëndruar mes Tiranës dhe Elbasanit.

Klubet e huaja nuk janë të vetmet që kërkojnë shqiptarin. Në “pole position” për të blerë kartonin e Dokës është edhe Skënderbeu. Korçarët dhe presidenti Ardjan Takaj i kanë dhënë në tavolinë presidentit të Tiranës 180 mijë euro për të marrë lojtarin bardheblu. Në fakt prej shumë kohësh, korçarët ndjekin futbollistin që për ta është një investim i madh, madje para disa muajsh ai u shpëtoi kot nga duart, pasi Doka zgjodhi si tifoz. Gjithsesi, edhe ish-kampionët e Shqipërisë janë njohur me refuzimin që i ka bërë Tirana ofertës së tyre. Mësohet se Halili ka vendosur që të mos pranojë asnjë ofertë për Albi Dokën, sepse është i pashitshëm. Në fakt është Ze Maria ai që i ka mbushur mendjen presidentit bardheblu, për të mos shitur mesfushorin. Sipas brazilianit, futbollisti duhet të luajë edhe një sezon nën urdhrat e tij dhe më pas të shitet. Plani është që ai të jepet për vlerën e 1 milionë eurove e mos më shumë, pasi në këtë moment kartoni i tij vlen pak dhe ai ka të ardhme të madhe. Në këto kushte Doka mbetet i “burgosur” nga Tirana. Lojtari në fakt nuk ka çfarë të bëjë, pasi vetëm në prill firmosi kontratën e re që e lidh me bardheblutë për tri vite, ndërkohë që për të vlen edhe periudha e formimit si futbollist. Shanset që lojtari të largohet këtë sezon janë shumë të vogla. Vetëm një zemërgjerësi e presidentit Halili mund të mundësojë largimin e Dokës nga bardheblutë. Fundja kush nuk do të shkojë në një skuadër të madhe që luan në grupet e Europa Leagues apo në një kampionat të huaj…

Kontrata që bllokon

Mbrojtësi i talentuar Albi Doka gjeti akordin me drejtuesit e Tiranës për të firmosur një kontratë tre vjeçare vetëm pak muaj më parë. 20-vjeçari i afruar në skuadrën e parë në janar të këtij viti, duke përfituar edhe nga mungesat e shumta të bardhebluve në mbrojtje arriti të kapë formacionin, duke treguar një nivel të lartë në çdo ndeshje. Mbrojtësi fiton rreth 2-3 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset dhe detyrimet e ndryshme të përfshira në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online