Cake shpreson të evitojë operacionin

Klisman Cake shpreson që mjekët shqiptarë të jenë gabuar dhe dëmtimi të mos jetë gjashtëmujor. Një tjetër rezonancë magnetike do të kryhet në gjurin e lojtarit, pasi dy mjekë, ai i Peruxhias dhe ai i kombëtares shqiptare Xhanluka Sestina mendojnë se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa përshkruhet nga diagnoza e mjekëve shqiptarë. Sipas tyre, shkalla e dëmtimit mund të jetë më e lehtë dhe futbollisti mund të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por të kalohet me një riaftësim nga 3-8 javë. Kjo do të thotë se kthimi i lojtarit në fushën e lojës do të ulej jashtëzakonisht shumë, në krahasim me gjashtë muajt që ishte planifikuar në fillim. Gjithsesi, me grumbullimin e kombëtares edhe lojtari do të marrë një përgjigje përfundimtare për shkallën e dëmtimit të lojtarit bardheblu që shpresohet të jetë sa më i ulët

Klisman Cake, ka luajtur në rolin e qendërmbrojtësit me Tiranën këtë sezon. Në muajin janar, pas dëmtimeve të shumta në skuadrën e parë, Cake u thërrit nga ekipi i të rinjve për të spikatur shumë shpejt në formacionin e Josës. Tirana nuk nguroi t’i ofronte një kontratë të re dhe bardheblutë arritën të zyrtarizonin marrëveshjet. Cake është prodhim i akademisë së Tiranës. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online