Luftëtari provon rezervat, mundet në Greqi

Gjirokastritët janë mundur 2-0 nga skuadra e kategorisë së tretë greke. Sot do të zhvillohet një tjetër miqësore dhe më pas skuadra do të kthehet në Shqipëri

Pasditen e djeshme Luftëtari ka zhvilluar një takimin miqësor me një ekip nga zona e Verias, Nausea. Mbas dhjetë ditësh stërvitje, Luftëtari zhvilloi miqësoren e parë me skuadrën e kategorisë së tretë të kampionatin grek, të cilën e humbi me rezultatin 2-0. Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në pjesën e dytë, ndikuar dhe nga zëvendësimet e shumta nga formacioni i pjesës së parë, vendasit shënuan dy golat e fitores. Trajneri Fernandez ka preferuar të aktivizojë futbollistë për të cilët do më shumë kohë për t’i vëzhguar. Janë shumica të ardhur tek Luftëtari në fazën e tanishme përgatitore. Sot Luftëtari do të testohet me një skuadër tjetër greke, Anagenisi Kardhicën, e cila është pjesëmarrëse e kategorisë së dytë të kampionatit grek. Është parashikuar që ndaj Anagenisit të luhet me një tjetër formacion, duke provuar futbollistët që mund të konsiderohen titullarë, jo me qëllim fitoren,por më shumë konsolidimin e ekipit nga fakti se ka shumë lojtarë që luajnë për herë të parë së bashku. Pas miqësores kundër Anegenisit, Luftëtari do të kthehet në Gjirokastër, ku janë parashikuar dy takime të tjera miqësore deri në fillimin e kampionatit.

Formacioni titullar i Luftëtarit

Ruçi, Janku, Nasif, Toledo, Hoxha, Ramadani, Puci, Zogaj, Kasa, Ahmetaj.

 

G.Beqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online