“Tifozi është një kalorës i ngathët”, tifozi i famshëm i Interit i kërkon falje trajnerit Spaletit!

Enriko Ruxheri është një muzikant i famshëm në Itali, ku ka fituar dhe dy çmime “Sanremo”, por mbi të gjitha është një tifoz i zjarrtë i Interit. 61-vjeçari kishte lëshuar disa kritika më parë drejt trajnerit Spaleti për nisjen e dobët të kampionatit nga ana e zikaltërve, por ka ndryshuar mendim dhe ka kërkuar falje për kritikat e bëra.

Fitoret emocionuese me Totenhemin në Champions dhe Sampdorian në kampionat, kanë ndryshuar humorin e tifozëve. Adrenalina është rritur dhe Ruxheri ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i kërkuar ndjesë trajnerit, Luçiano Spaleti.

“Kur fiton dy ndeshje radhazi në minutat shtesë dhe trajneri yt ndëshkohet me të kuqe, sepse feston shumë, perceptimi yt për gjërat ndryshon dhe mendon që duhet t’i kërkosh falje Spaletit. Tifozi është një kalorës i ngathët i irracionalizmit”, përfundon tifozi i thekur në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online