Tifozët nuk e duan, por Interi bën gati rinovimin për drejtorin sportiv

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Interi i këtij sezoni ka zhgënjyer në shumë drejtime, por fitorja në derbi ka ringjallur entuziazmin dhe paqja me Ikardin po ashtu.

Klubi zikaltër po mendon që tani për të ardhmen dhe duket se pronarët kinezë janë të kënaqur nga puna e drejtuesve aktualë, aq sa po bëjnë gati rinovimin me drejtorin sportiv Piero Auzilio, raporton gazetari italian Alfredo Pedulla.

Auzilio ka kontratë deri në 2022, por mund të rinovojë për një ose dy vite. Në fakt, Auzilio nuk është se gëzon simpatinë e tifozerisë zikaltër, sepse shumica e tifozëve fajëson pikërisht drejtorin sportiv për mungesën e përforcimeve serioze, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se Interi i viteve të fundit ka pasur kufizime të mëdha në merkato.

Për shkak të Fair-Play financiar Interi duhej të arkëtonte shifra të frikshme qershorin e shkuar dhe Auzilio ia doli mbanë, me disa transferime të çuditshme dhe “dredhi” financiare.

Përveç kësaj, Auzilio ka marrë këtë vit pa shpenzuar asgjë lojtarë si Stefan de Vrij nga Lacio apo Kuaduo Azamoah nga Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *