“Tifozët e Fejnordit janë fanatikë, e ndjekin edhe në Zelandë të re”, tifozi holandez: Përplasjet? Kemi një histori me Romën

Fejnordi do të përballet me Romën në “Air Albania” mbrëmjen e 25 majit në finalen e parë të Ligës së Konferencës. Me mijëra tifozë do të mbërrijnë në vendin tonë për këtë event të madh të sportit europian, ndërsa ka edhe prej tyre që aktualisht jetojnë në Shqipëri. I tillë është edhe Bauka Deelstra, i cili prej më shumë se dy vitesh jeton në kryqytetin tonë. Në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, ai është shprehur se tifozët e Fejnordit janë shumë fanatikë pas klubit të tyre të zemrës dhe e ndjekin atë kudo në botë, si dhe shton se dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën më parë në Europa League.

“E vështirë, por mendoj se fiton Fejnordi 0-2. Kemi një ekip shumë të fortë tani. Zakonisht tifozët e Fejnordit janë shumë fanatikë. Nëse Fejnordi është në Holandë, në Kazakistan apo në Zelandën e Re, të gjithë do jenë pas Fejnordit. 6 mijë tifozë do jenë në Tiranë këtë javë. Shpresoj të mos ketë përplasje mes tifozëve. Kemi një histori me Romën. 5 vite më parë kishim një ndeshje ne Europa League. Ishte një incident me arbitrin. Tifozët mbanin banane për kënaqësinë e tyre, por Turpin sepse ai mendoi se ishte rac.izëm. Por nuk ishtë kështu. Unë banoj këtu prej 2 vitesh e gjysmë. Nuk e di ekzakt po besoj se këtu jetojnë 50-100 holandëzë. E kisha shumë të vështirë për të gjetur biletë, por një miku im më dha. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Bauke Deelstra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online