VIDEO/ Muriqi shërben në fitoren që shpëton sezonin e Majorkës, Myrto Uzuni zbret në ligën e dytë spanjolle

0

La Liga ka ulur sipërin mbrëmjen e sotme, ku është dhënë edhe verdikti përfundimtar për zonën e ftohtë të renditjes. Majorka ka arritur të sigruojë mbijetesën në këtë ndeshje të fundit, teksa ka mposhtur me rezultatin 0-2 Osasunën. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Vedat Muriqi, i cili shërben asistin në golin e parë të takimit.

Gëzim në fytyrën e “piratit”, por trishtim në atë të Mryto Uzunit. Granada është ndalur në një barazim 0-0 kundër Epanjolit, duke e mbyllur sezonin në vendi ne 18 në renditje. Sezoni i radhës do e gjejë Uzunin në ligën e dytë të Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.