Teuta vijon ndryshimet, largohet një nga drejtuesit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pasi ka bërë revolucion në skuadër këtë verë, duke afruar shumë lojtarë të rinj, si dhe duke punësuar trajnerin Bledi Shkëmbi, Teuta duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në hierarkinë e klubit.

Klubi durrsak ka njoftuar se ka shkëputur marrëdhëniet me shefin e klubit Eduard Salillari, duke e falënderuar atë për kontributin. Salillari ka shumë vite që punon tek Teuta dhe largimi i tij është surprizë, aq më shumë që nuk është dhënë ndonjë arsye.

Në vend të tij është emëruar Enid Furrxhi, ish-drejtor i Akademisë Teuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *