Në Durrës, Teuta dhe Kastrioti janë ndarë në “paqe”, teksa sfida ka përfunduar në barazim 1-1. Ky ishte testi i dytë miqësor për të dyja skuadrat, teksa më parë durrsakët kishin mposhtur Erzenin, ndërsa krutanët kishin triumfuar ndaj Besës.
Sfida nisi e mirë për ekipin e Bledar Devollit, pasi ishte Jurgen Vatnikaj ai i cili shënoi në minutën e 15-të golin e avantazhit. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, ndërsa në pjesën e dytë, Teuta luajti më mirë. Ekipi i Bledi Shkëmbit, shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të me anë të Sidibe. Deri në fund ekipet tentuan të merrnin fitoren, por çdo gjë u mbyll në barazim 1-1.
Luftëtari ka zhvlluar në testin e parë miqësor për këtë vit, teksa ka mposhtur Orikun me shifrat 0-2. Realdo Fili zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke regjistruar edhe golin e parë me fanellën gjirokastrite. Ndërkohë, Dunga shënoi në minutën e 36-të golin e dytë. Deri në fund të takimit nuk pati më gola të tjerë.
MIQËSORE – E SHTUNË, MË 12 JANAR
TEUTA – KASTRIOTI 1-1
Shënues: Sidibe 70’ / Vatnikaj 15’
ORIKU-LUFTËTARI 0-2
Shënues: Fili 12’, Dunga