Skënderbeu i miqësoreve shkëlqen, mposht lehtësisht Bylisin

Skënderbeu ka zhvilluar testin e dytë miqësore ditën e sotme, ku është përballur me Bylisin. Korçarët kanë arritur një triumf me poker, me rezultatin 4-1, ku shënuan Asani, Muzaka, Dita e Oto Xhon. Ndërsa, golin e nderit për miqtë e shënoi Kofi.

Ekipi i Orges Shehit ka kaluar pa probleme Bylisin, teksa e ka mposhtur me shifrat 3-1 Bylisin, në ndeshjen e luajtur në kompleksin “Tropikal”, në Durrës. Elmir Asani ishte risia e Skënderbeut, ku mesfushori debutoi me gol në vetëm pesë minuta. Më pas, ishte Muzaka nga pika e bardhë që dyfishoi rezultatin, përpara se Kofi të shënonte për miqtë.

Shtatë minuta nga fundi i pjesës së parë, ishte Bruno Dita, i cili shënoi përsëri për bardhekuqtë, duke dërguar të tijtë në pushim me rezultatin 3-1. Në pjesën e dytë, ekipi i Shehit administroi mirë, teksa dy minuta përpara fundit kishte vend dhe për Oto Xhon në listën e golashënuesve, për të mbyllur çdo gjë në 4-1.

MIQËSORE/ SKËNDËRBEU – BYLIS 4-1

GOLAT:  Asani 5’, Muzaka 7’ (pen.), Dita 38?, Oto Xhon 88’ / Kofi 25’

FORMACIONET: 

SKËNDËRBEU: Teqja , Radas, Abazi , Lulaj, Kaba, Dita, Muzaka, Guedj, Asani, Gripshi, Krasniqi  Trajner: O. Shehi

BYLIS: Bytyqi, Janku, Peposhi, Doksani, Zefi, Ujkaj, Hadroj, Shyti, Lamçe, Antonio, Kofi. Trajner: V.Dodevan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online