90 minutat e “Niko Dovanës” mund të vendosin shumë për fatin e mbijetesës
Teuta do të presë Kamzën, në një takim shumë interesant dhe që mund të rezultojë deçiziv për fatin e skuadrave. Të dyja skuadrat duan të sigurojnë mbijetesën, ndërkohë që vijnë nga momente shumë të ndryshme në këtë përballje. “Djemtë e detit”, pas një ecurie të gjatë pozitive, u mundën në Vlorë, duke shpërdoruar dhe avantazhin që kishin në minutat e para. Kamza mori frymë lirisht pas 8 ndeshjesh pa fitore, duke bërë detyrën në shtëpi me Lushnjën. Tekniku Begeja nuk do të ketë të gatshëm Amir Bilalin, ndërsa në anën tjetër Ahmataj duhet të bëjë pa Raçiç e Imerin, e me shumë gjasa edhe pa Idrizajn. Diferenca është vetëm 4 pikë, me Kamzën që ndodhet para durrsakëve. Kjo ndeshje mund të jetë një mundësi e mirë për të dyja skuadrat që të marrin një fitore që vlen shumë. Miqtë mund të kënaqen edhe me një pikë, pasi minimalisht do të ruante distancën prej 4 pikësh, por duhet marrë në konsideratë dhe fakti se luan në transfertë. Një fitore do të ishte një hap i madh drejt konsolidimit të pozitave në Superiore, pasi do ta thellonte në 7 pikë diferencën. Në të tilla kushte mund të jetë si një finale për miqtë. Teuta duket e dënuar për të fituar. Bregdetarët duhet do provojnë të bëjnë gjithçka mirë edhe në këtë përballje, ashtu si në takimin me Vllazninë. Si Ahmataj dhe Begeja e kanë marrë skuadrën në momentet të vështira dhe kjo mund të jetë dhe ndeshja e tyre, duke parë që në këtë pikë të kampionatit e rëndësishme është të merren pikët dhe çdo lëvizje e trajnerëve mund të rezultojë deçizive.
Formacioni i mundshëm i Teutës (4-5-1)
Moçka
Gjeorgievski Hrkaç Shkalla Hakaj
Hila Beqja Dedic Cyrbja Alhasan
Latif
Formacioni i mundshëm i Kamzës (4-4-2)
Avdyli
Frashëri Kuqi Çukoviç Zguro
Rezi Malaj Arrabal Fukui
Fili Plaku