Teuta ia beson sulmin afrikanit Amadu

0

Latif Amadu ka bindur plotësisht Teutën, që tashmë ka firmosur edhe zyrtarisht me të. Sulmuesi ganez ka marrë një dhuratë për ditëlindje, sepse më 20 gusht mbushi 24 vjeç dhe tashmë fiton një kontratë të re, pas aventurës disa-mujore te Dinamo Bresti në Bjellorusi, në pjesën e parë të sezonit të shkuar.

Afrikani kishte kohë që stërvitej me Teutën dhe shënoi disa gola nëpër miqësore, ndaj ka bindur trajnerin Gugash Magani, që ka vlerësuar edhe faktin që Amadu ka qenë pjesë e skuadrës olimpike të Ganës.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.