Teuta ka bërë disa afrime shumë cilësore këtë merkato vere, ka rikonfirmuar Bledi Shkëmbin në krye të pankinës dhe po përgatitet për Europën. Megjithatë, as largimet nuk kanë munguar. Fillimisht, ishte Frashëri ai që u divorcua me “Djemtë e Detit”, ndërsa sot, është larguar dhe Esin Hakaj.
Mbrojtësi 22-vjeçar njoftoi me anë të faqes së tij zyrtare në Facebook se nuk është më pjesë e Teutës. Tani, Hakaj është në pritje të ofertave, ndërsa sezonin e shkuar, refuzoi disa oferta nga jashtë. Në njoftimin e tij, Hakaj shkroi:
“Përshëndetje! Sot zyrtarisht nuk jam më lojtar i Teutës. Dua të falënderoj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështjetjen. I uroj suksese ekipit të Teutës. Falëminderit.”