Teuta, pas eliminimit nga kupat e Europës, u fokusua te stërvitja. Tanimë trajneri Bledi Shkëmbi kërkon disa miqësore për skuadrën e tij. Të parën durrsakët e zhvilluan me Tërbunin dhe e fituan me rezultatin 4-2.
Bregdetarët kanë konfirmuar edhe një takim tjetër, që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Kundërshtari do të jetë Pogradeci dhe ndeshja do të nisë nga ora 17:30 në stadiumin “Gjorgji Kyccyku”.
Momentalisht Teuta po përgatitet në Korçë. Ka qenë trajneri Shkëmbi që u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’ua plotësojnë këtë kusht dhe ditën e sotme durrsakët janë zhvendosur drejt qytetit juglindor.