Teuta dhe arbitri mundin Luftëtarin

0

Teuta ka marrë një fitore me shumë vlerë në fushën e Luftëtarit. Durrsakët triumfuan me rezultatin 1-3, ku vendosën golat e Latif dhe Dediç. Edhe pse vendasit barazuan përkohësisht me anë të Bregut, nuk arritën që të merrnin pikë në ndeshjen e dytë me Teutën për këtë sezon. Realizimi i Latif Amadu i hapi rrugë suksesit të “djemve të detit”. Harkimi i Karimit u shfrytëzua siç duhet nga ganezi. Nëse pjesa e parë nuk solli më gola, me nisjen e fraksionit të dytë gjirokastritët hapën sfidën duke shënuar një gol mjaft të bukur me anë të Dejvi Bregut. Pas një aksioni të gjatë vlonjate u tregu i saktë nga fare pranë porte. Nuk zgjati shumë gëzimi i vendasve, pasi boshnjaku ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke realizuar nga një distancë mbi 30 metra. Boshnjaku u bë sërish protagonist vetëm 15 minuta më vonë, teksa fitoi një 11-metërsh, të cilën e ktheu në gol po vetë. Nuk i mjaftuan Luftëtarit as dy shtyllat e goditura me Aleksin dhe Bregun. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, goditja e Abazajt gjen devijimin e Sykajt që e çon topin në fundin e rrjetës së portës së tij. Edhe pse në shtesë vendasit tentuan që të mos dilnin pa pikë, nuk arritën që të shënonin golin e barazimit. vendimet e gjyqtarit u kontestuan në shumë raste nga ana e lojtarëve gjirokastrit, të cilët kishin pretendime si te rasti i goditjes së dënimit dhe 11-metërshi. Po ashtu bluzinjtë kanë pretendoime dhe për një penallti në minutën e 21-të.

Durrsakët rikthehen te fitorja  pas 7 ndeshjesh në Superiore dhe ngjiten në kuotën e 11 pikëve. Në krahun tjetër gjirokastritët mbeten në kuotën e 8 pikëve.

 

E mërkurë, më 15 nëntor, ora 14:00

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari 2  

Teuta 3

Shënues: Bregu 47’Sykaj 90′ (autogo)/ Latif 33′, Dediç 56′, 71′

 

Golat

33′ – Një harkim i Karim shkon te Latif, i cili zhytet me kokë dhe gjen fundin e rrjetës, duke shënuar golin e dytë sezonal.

47’ – Pas një aksioni të gjatë të gjirokastritëve është Dejvi Bregu ai që realizon duke vendosur baraspeshën

56’- Dediç ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke kthyer sërish durrsakët në avantazh.

71′ – Dediç pengohet brenda zonës nga Zeqaj dhe gjyqtari kryesor Ziri akordon 11-metërsh. Vetë boshnjaku merr përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë duke gjetur golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.

90’ – Një goditje e Abazajt gjen devijimin e Sykajt, i cili në tentativë për ta larguar topin e çon në portën e Kastratit, i pamundur për ta ndalur.

 

Luftëtari: Ruçi, Rapaj, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani (Rapo 61′), Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja (Përgjini 82′). Trajner: Hasan Lika

Teuta: Kastrati, Beqaj (Beqja 52′), Hrkaç, Sykaj, Hakaj, Çyrbja, Lena, Bilali, Karimi (osemene 62′), Dediç (Shehaj 84′), Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Laver Alla

Delegat: Alban Tafaj.

Vëzhdues: Pajtim Aliko.

Kartonë të verdhë: Zguro 24′, Rroca 55′, Beqiri 56′, Zeqaj 69′, Bregu 87′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.