Tavo: Gjyqtarë bastardë, mund të prishim kampionatin

Pas ndeshjes për “Supersport” presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka dhënë një deklaratë shumë të fortë, teksa ka paralajmëruar tërheqjen nga gara. Numri 1 i skuadrës gjirokastrite i ka cilësuar me epitetin bastardë gjyqtarët që e kanë penalizuar Luftëtarin jo vetëm me Teutën, por dhe në javët e shkuara.

“Nuk dua ta komentoj ndeshjen çfarë estrade ka ndodhur sot. Nuk është hera e parë pasi ka filluar që vjet. Nëse kanë marrë vendim për të na hedhur nga kategoria e bëjmë ne para se ta bëjnë ata. Nuk e di çfarë duhen këto arbitra, janë të degjeneruar. Nuk mund t’i bien bilbilit si jo në Gjirokastër”

“Ne na kanë masakruar këto bastardë që na vijën këto gjyqtarë. Dje më tha një mik që jemi të humbur. Do të marrim vendimet tona. Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë vend, pasi investohen miliona lek. Nuk është në interes të Dukës dhe të askujt që të shohim bastardë të tillë. Do ta diskutojmë se çfarë vendim do të marrim. Ka mundësi që të tërhiqemi nga gara, Donatorët janë larguar dhe tribunat janë bosh. Ose do të tërhiqemi ose do e prishim ne kampionatin. Jemi duke marrë vendime shumë të pjekura që do i shfaqim në ditët në vijim”.

“Ne do të fusim lojtarë të rinj. Kjo është prishje e kampionatit. Nuk duan të fortin në fushë por ata nga jashtë. Pse duhet mbajtur Luftëtari kur donatorët janë larguar dhe tifozët janë larguar. Nuk jemi favorizuar asnjëherë nga Gjyqtarët. Si me Kukësin si me Vllazninë jem i dënuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online