Vajadolidi nuk arriti të fitonte në fundjavë në shtëpi përballë Real Sociedadit. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe kjo pikë e ngjit ekipin e Ronaldos dy pikë sipër zonës së ftohtë.
Një fat i keq ka prekur Vajadolidin sa i përket penalltive. Ekipi ka shënuar vetëm një nga 6 penalltitë e fundit të fituara. Presidenti kapet pas fatit, ndërsa nuk i kursen batutat për situatën e krijuar.
“Penalltitë janë një gjë e frikshme, bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe. Jam gati të rikthehem në fushë dhe t’i godas unë”, komenton me shaka fenomeni.
Në prononcimin e dhënë për “otro.com”, ish-futbollisti i madh ndalet dhe te Nejmar. Sulmuesi i PSG-së ndodhet në kuotën e 60 golave të shënuar për kombëtaren braziliane, vetëm dy më pak se Ronaldo.
Ky i fundit e pranon se 27-vjeçari, të cilit i drejtohet me këto fjalë. “Ai do të ma kalojë së shpejti, është vetëm çështje kohe. Me lini rehat me numrat e mi. Ai është i ri dhe ka akoma shumë objektiva për të arritur.”