“Terrori” i Murinjos, talenti i Junajtid rrëfen diktakturën e portugezit

Zhoze Murinjo nuk arriti të fitonte kurrë respektin dhe dashurinë e ekipit dhe një pjese të tifozërisë së Mançester Junajtid. Portugezi u shkarkua dhjetorin e kaluar dhe të gjithë u çliruan!

Një lojtar i të rinjve, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka folur për “All About United”, duke zbuluar të pathëna dhe raportin që kishte ndërtuar portugezi me ambientin. Sigurisht që Zhoze nuk do i pëlqejë fjalët e “djaloshit”, ashtu siç i thërriste të gjithë lojtarët e ekipit të rinjve.

Jam stërvitur 15 herë me ekipin e parë, por Mou nuk më ka folur kurrë asnjë fjalë. Të gjitha stërvitjet drejtoheshin nga MekKena dhe Kerrik. Zhoze nuk fliste kurrë. Ai na quante neve djaloshë dhe nuk thërriste në emër asnjë nga lojtarët e rinj. Ne e quanim poshtëruese diçka të tillë.

Ai donte të na dëbonte të gjithëve nga ndërtesa ku qëndronte ekipi i parë, po nuk e lejuan. Ne të rinjtë nuk mund të shkonim në pishina nëse aty ishte dikush nga ekipi i parë.

Junajtid nuk dukej si një skuadër. Lojtarët ushqeheshin vetëm ose në grupe, kurrë si kolektiv të gjithë bashkë. Gjatë pauzave të ndeshjeve të kombëtares, kur shumë lojtarë mungonin, Murinjo merrte pushimet dhe ata që kishin mbetur stërviteshin me ne.

Lojtarë si Ander Herrera, Huan Mata, Antoni Marsial, Luk Shou dhe Kris Smolling ishin profesionistë, sidomos Herrera. Disa senatorëve nuk ju pëlqente Murinjo. Të gjithë u lumturuan kur e shkarkuan. Ndryshoi humori totalisht, por askush nuk besonte se mund ta shkarkonin.

Pogba? Pol nuk dukej i lumtur kur u largua Murinjo. Mendoj se ata të dy nuk janë zënë kurrë me të vërtetë, edhe pse Pogba acarohej me rezultatet dhe mënyrën e lojës së skuadrës. Ai nuk është aspak i keq, përkundrazi. Të gjithë e duan francezin.

Ai i jep muhabet të gjithëve, edhe atyre që nuk i njeh. Në stërvitje ta përsërit gjithmonë që ‘nëse ngec dhe nuk di çfarë të bësh ma paso topin mua, edhe kur jam i markuar’. Askush te Junajtid nuk flet keq për të, që nga zyrtarët e klubit e deri te trajnerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online