“Tërmet” në Serinë A, dy klube rrezikojnë përjashtimin

0

Duhen edhe pak ditë që të hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri në Serinë A italiane, por situata është kaotike dhe rrezikohet një tërmet i fuqishëm në futbollin italian.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy klube mund të përjashtohen nga Seria A: një është Kievo, që akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc dhe tjetri është Parma, që akuzohet për tentativë manipulimi të ndeshjes.

Në të dy rastet ekziston mundësia e përjashtimit nga kampionati, sepse Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesa për dënime të rënda në pikë, që do të peshojnë në sezonin e sapombyllur.

Proceset do të mbahen nesër dhe Palermo e Krotone presin në ankth, sepse nëse përjashtohet Parma, ngjitet Palermo si finalist humbës në play-off, ndërsa nga përjashtimi i mundshëm i Kievos përfiton Krotone, për shkak se u rendit e treta nga fundi në Serinë A.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.