Flamurtari kërkon pasuesin e Bicajt, bisedime me ish-mbrojtësin e Partizanit

0

Flamurtari ka nisur punën me trajnerin Ilir Daja. Afrimi i tij nga administratori Sinan Idrizi është një sinjal i qartë se në Vlorë e kanë seriozisht, pasi marrin në skuadër trajnerin kampion, aq më tepër kur e tërheqin nga Skënderbeu. Numri një i stolit ka nisur punën.

Një pjesë e boshtit të vjetshëm ka rinovuar, ndërsa u afrua mesfushorin dhe ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha. Ky i fundit arriti gjuhën e përbashkët dhe ka nisur stërvitjen në Vlorë. “Sport Ekspres” mëson me burime pranë klubit bregdetar se vlonjatët kanë nisur bisedimet me Gëzim Krasniqin.

Mbrojtësi e mbylli sezonin në kampionatin maqedonas me Rabotniçkin. Gjashtë muaj në Maqedoni pas largimit nga Partizani, ndërsa tani sërish në Superiore. Ai mund të rikthehet në Vlorë pas një shtegtimi 4-vjeçar. Krasniqi ka luajtur me Flamurtarin në sezonin 2014-15 për 6 muaj.

Bisedimet mes tij dhe klubit kanë qenë të avancuara, ndërsa palët po flasin për pikat e kontratës. Për momentin nuk është zyrtarizuar asgjë, por marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Të dy palët kanë dëshirë të realizojnë këtë lëvizje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.