Dita e CR7, qindra tifozë entuziastë: Na sill Champions-in te Juventusi

Ka nisur dita e Kristiano Ronaldos te Juventusi. Ylli portugez u paraqit në “JMedical”, qendrën mjekësore të kampionëve të Italisë, për të zhvilluar vizitat mjekësore.

Aty sulmuesi u prit nga afro 1,500 tifozë entuziastë, të cilët i përshëndeti. I veshur elegant, CR7 u shfaq i buzëqeshur dhe i dha kohë mediave për disa fotografi. Thirrja më e fortë që u dëgjua nga mbështetësit bardhezi ishte: “Na sill Championsin”.

Një dëshirë e madhe në Torino. Një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe këtë e konfirmojnë shifrat. Prej sezonit 2009-2010 Kristiano Ronaldo ka shënuar 450 gola në të gjitha kompeticionet, vetëm 4 më pak se të gjithë sulmuesit e Juventusit sëbashku në të njëjtën periudhë kohe.

Pas testeve fizike, Ronaldo do të paraqitet në selinë qëndrore të klubit, në Kontinasa, ku do të takohet me drejtuesit. Nga presidenti Anjeli te Marota dhe Paratiçi. Aty do të takojë edhe të gjithë stafin e Juventusit, ndërsa më pas do të përshëndetet edhe me shokët e rinj të ekipit.

Pjesa kulmore e ditës së sotme do të jetë konferenca e prezantimit, e programuar të zhvillohet në orën 18:30. Në konferencë do të jenë të pranishëm 200 gazetarë, ndërsa sipas traditës së Juventusit nuk do të ketë asnjë spektakël në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online