Tërhiqet nga kampionati, klubi i Kevitan konfirmon gjithçka

Probleme të shumta me fushat stërvitore, me ndeshjet e humbura në tavolinë dhe me vonesa financiare, klubi i Kevitan ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli shqiptar sa i takon sezonit 2018-19. Kryeqytetasit kanë njoftuar gjithçka sot në faqen tyre zyrtare në “Twitter”, ku kanë shpjeguar arsyet e kësaj tërheqjeje nga futbolli, si dhe pranuan se do të rikthehen në fillimin e sezonit pasardhës.

Njoftimi i klubit:

“2018 ishte një vit shumë i vështirë për Kevitan, me një numër problemesh që çuan në tërheqjen e klubit nga grupi A i Kategorise së Dytë, probleme me fushen e stervitjes, ndeshjet e humbura në tavolinë dhe gjithashtu disa probleme menaxhimi.

Grupi i ri i trajnereve dhe manaxhimi nuk arritën të rimëkëmbnin një sezon që kishte filluar me qëllimet më të mira. Pas analizimit të gjithë kësaj situate, partnerët morën vendimin e tërheqjes nga kampionati. Por FC Kevitan nuk është zhdukur! Klubi do të kthehet për të luajtur në fushat shqiptare në sezonin 2019/2020 i cili do të jetë, me shpresë, sezoni i ringjalljes. Ky Klub është një realitet i futbollit shqiptar dhe i futbollit në Tiranë në veçanti.

Angazhimi do të jetë edhe më i madh për të gjithë. Qëllimi i Kevitan nuk është vetëm Kategoria Superior, por dhe praktikimi i një futbolli të mirë, mbështetja e pasionit për këtë sport duke besuar në vlerat e tij të shëndetshme. ”

Artan Singa FC KEVITAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online