Në Kategorinë e Parë, kalendari vuri përballë dy nga ekipet më legjendare të futbollit shqiptar, Dinamon dhe Vllazninë. Kryeqytetasit triumfuan pastër 2-0 përballë ekipit shkodran. Kolgega në pjesën e parë dhe Çema në minutat e fundit vendosën rezultatin final të sfidës.
Në Kategorinë e Dytë, janë luajtur disa sfida interesante. Ndeshja më me interes ka qenë ajo mes Tërbunit dhe Partizanit B, pasi u luajt për kreun e renditjes. Kjo sfidë u mbyll në barazim 0-0 dhe Tërbuni ruan kreun, pavarësisht se te Partizani B luajtën thuajse gjysma e ekipit A, me Kardozon, Koten, Rexhepin, Atandën dhe Xhikën.
Klosi mundi Vllazninë B 2-0, ndërsa Gramshi triumfoi 3-1 përballë Tiranës B. Delvina-Shkumbini dhe Tepelena-Maliqi u ndanë në barazime 1-1. Barazimi i Shkumbinit bëri që Devolli të marrë kreun e renditjes në Grupin B, pasi mori tri pikët në tavolinë përballë Termit. Devolli ngjitet në kuotën e 60 piëkve, ndërsa Shkumbini zbret në vend të dytë me 59 pikë.
Rezultatet e plota të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së dytë:
KATEGORIA E PARË – Java 25
E diel, më 28 prill 2019, ora 16:00
Dinamo-Vllaznia 2-0
Kolgega 35’, Çema 81’
KATEGORIA E DYTË-JAVA 23
E diel, më 28 prill, ora 16:00
Grupi A
Klosi-Vllaznia B 2-0
Pengili 26’ 83′
Gramshi-Tirana B 3-1
Rreshka 51’, Shukle 55’ 89′ / Nazlli 48’
Tërbuni-Partizani B 0-0
Luzi e Internacional (pushim)
Grupi B
E diel, më 28 prill, ora 16:00
Albpetrol-Këlcyra 2-0
Asimetaj 14’, Muhametaj 45’
Delvina-Shkumbini 1-1
Mehmeti 59’ / Nexha 12’
Tepelena-Maliqi 1-1
Xhafa 36’ / Jaupllari 5’
Devolli (pushim)