Tërbuni në hall, Saliaj drejt largimit

Pukjanët janë në hall, pasi mesfushori Donald Saliaj është pranë largimit prej Tërbuni. Mesfushori organizator ikën për arsye personale dhe për trajnerin Kreshnik Krepi është një humbje e madhe.

24-vjeçari luan prej katër sezonesh në Pukë dhe tashmë vjen momenti i ndarjes. Këtë sezon ai i kishte luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit, duke shënuar edhe dy gola.

Për rëndësinë që kishte në ekip, Saliaj duhet zëvendësuar sa më shpejt dhe drejtori sportiv Oltijon Kërnaja, pas konsultimeve me trajneri Krepi, ka nisur bisedimet me disa lojtarë, emra të njohur, me eksperiencë edhe në Superiore, por që klubi nuk i publikon, duke e pasur të qartë se çdo publikim në media vetëm sa shton konkurrencën dhe rrit pretendimet financiare të futbollistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online