Tërbuni mposhtet nga Llapi, paraqitje dinjitoze për pukjanët

Tërbuni ka luajtur sot miqësoren e radhës në prag të pjesës së dytë të sezonit, që do të nisë në mesin e muajit shkurt.

Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka sfiduar Llapin e Podujevës në Parkun Olimpik në Durrës, një rival superior në cilësi e emra, pasi lufton për titull në Kosovë.

Fitoi Llapi 2-1, në një ndeshje të luftuar e më lojë të bukur nga të dyja ekipet.

Llapi shënoi 2 gola në pjesën e parë, me Blakçorin e Maksutin, ndërsa në pjesën e dytë Tërbuni e shtoi presionin në portën kundërshtare dhe gjeti një gol me 11-metërsh, me autor Nezirin.

Ndeshja e sotme ishte e fundit për Llapin, që do të kthehet në Podujevë për të vijuar përgatitjet për rinisjen e kampionatit, ndërsa Tërbuni do të luajë të dielën miqësoren e radhës, kundër Vushtrrisë.

Pas ndeshjes së sotme trajneri Kërnaja deklaroi për “Sport Ekspres”: “Diferencat dihen mes ekipeve, por ekipi yne u paraqit shumë mirë. Mora përgjigje pozitive nga te gjithë lojtarët. I uroj suksese dhe titullin kampion Llapit për këtë sezon, sepse ka një ekip mjaft cilësor”. 

MIQËSORE

Llapi – Tërbuni      2-1

Tërbuni: Baçi, Metani, Zagani, Myrta (Roshi 50′) , Doda, (Prendi 46′), Mezini (Neziri 46′), Saliaj, Kumanova (Kita 50′), Taku (Meshaj 60′), Merdini, Sejdini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *