Mark-Andre Ter Shtengen, padyshim është njeriu i momentit te Barcelona. Portieri ka treguar një formë të jashtëzakonshme kohët e fundit, saqë nga shumica e analistëve dhe opinionit sportiv, konsiderohet si portieri më i mirë në botë aktualisht.
Gardiani i Barcelonës, ka folur së fundmi në një intervistë të gjatë për mediat spanjolle, ku ndër të tjera ka folur dhe mbi jetesën e tij në Katalonjë. 26-vjeçari është shprehur i lumtur dhe se ndonjëherë i duket vetja më shumë katalanas se sa gjerman tani. Kujtojmë, Ter Shtegen është transferuar te Barça në vitin 2014.
“Duke jetuar këtu, jam mësuar me njerëzit, si ata janë, dhe çfarë presin apo si sillen. Çdo kulturë është e ndryshme, kështu që duhet të adaptohesh. Mendoj se pak e nga pak, po mësohem akoma më shumë dhe e shoh që gjërat kanë ndryshuar. Jam gjerman, por ndonjëherë më duket vetja sikur jam më shumë katalan. Është interesante se si ndryshojnë gjërat.”