“Sport Ekspres” raportonte në numrin e djeshëm se mbrojtësi Olsi Teqja është një hap larg ekipit të Partizanit dhe tashmë edhe ai hap është hedhur. Burime të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë me dije se mes futbollistit dhe drejtuesve të kuq është arritur marrëveshja.
Palët kanë diskutuar edhe detajet e fundit në lidhje me pjesën kontraktuale dhe vetëm ndonjë zhvillim i papritur mes palëve mund të prishë marrëveshjen. Tashmë, 28-vjeçari mund të konsiderohet si një nga lojtarët e rinj të Partizanit dhe do të veshë fanellën e “demave” edhe për Kupat e Europës.