Teqja te Partizani, lojtari: S’dua të flas!

Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin e kuq, por akoma nuk është zyrtarizuar firma. Futbollisti nuk komenton këtë mundësi, por ka nënshkruar kontratë 1+1

Ditën e djeshme ka dalë edhe njëherë në skenë kalimi i lojtarit Olsi Teqja te Partizani. Mungesa e prezantimit duket pak e çuditshme, pasi lojtari dhe klubi kanë gjetur dakordësinë, por zyrtarizimi nga klubi është shtyrë. Ish-futbollisti i Tiranës ka mbyllur aventurën me bardheblutë dhe është një lojtar i lirë. Kjo ka shtyrë ekipin tjetër të kryeqytetit të ndërhyjë dhe të joshë futbollistin. Mbrojtësi shtatlartë është afruar me pëlqimin e trajnerit Sulejman Starova, por edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes klubit dhe futbollistit është mbajtur i fshehtë, por në realitet gjithçka është e kryer dhe Teqja është “dem i kuq”. Futbollisti ka firmosur para se të nisej për pushime.

KONTRATA – Mbrojtësi Teqja ka firmosur me skuadrën e Partizanit para se të nisej për pushime dhe bëhet fjalë për një kontratë që do e mbajë me “demat” minimalisht deri në verën e vitit 2018. 28-vjeçari ka firmosur për 1 vit dhe 1 vit tjetër me të drejtë rinovimi. Shtatlarti do të kalojë një sezon te “demat” duke u kthyer në futbollistin e radhës që bën rokadë në ekipet e kryeqytetit. Rasti i fundit ishte ai i Dajës, nga Partizani te Tirana.

SHTYRJA E PREZANTIMIT – Drejtuesit e të kuqve nuk kanë dashur që të prezantojnë Olsi Teqjan si afrimin e parë, pasi i druheshin ndonjë reagimi të tifozëve. Këta të fundit nuk e kanë pritur shumë mirë kalimin e tij te skuadra e kuqe, pasi derbi lë gjithmonë shenja. Gjithsesi, për të kuqtë e rëndësishme është se kanë afruar në radhët e tyre ish-lojtarin me eksperiencë të Tiranës. Një futbollist që mund të përdoret edhe në mesfushë edhe në mbrojtje.

TEQJA – “Sport Ekspres” ka kërkuar një komunikim nga mbrojtësi Teqja nga pushimet ku ndodhet, por futbollisti nuk ka dashur të flasë. “Nuk dua të komentoj për këtë gjë”, – shprehet ai. Heshtja e tij mund të jetë edhe pjesë e marrëveshjes me të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online