Ditën e djeshme është arritur akordi mes Kukësit dhe Kamzës për të shkëmbyer dy lojtarë. Mbrojtësi Harallamb Qaqi është përshëndetur me lojtarët e Kukësit dhe pritet të vihet nën urdhrat e Ernest Gjokës. Ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar i klubeve.
Ndërkohë kalimin e mbrojtësi Olsi Teqja te Kukësi ka menduar ta zyrtarizojë portieri Ilir Avdyli. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Fat të mirë bishë”. Portieri ka qenë shok skuadre me Olsin te Tirana, Shkëndija dhe tani te Kamza.