Tensioni me Giroud, Mbape flet për herë të parë pas ndalimit që i bëri trajneri i Francës: Të ma thotë në sy

0

Tensionet e para kanë shpërthyer te Franca teksa Giroud dhe Mbape janë përplasur me njëri-tjetrin. Oliver Giroud ka lëshuar thumba në drejtim të Mbapes pas ndeshjes kundër Bullgarisë. Sipas tij janë disa lojtarë individual që nuk zgjedhin t’i pasojnë në mënyrë të mjaftueshme që të gjejë golat.

E gjithë ironia shkonte për Mbapen që nga ana tjetër kërkoi që të bënte dalje për mediat për të kthyer përgjigje, por kjo nuk u la nga trajneri Deshamp që nuk donte t’i jepte jehonë skandaleve. Për herë të parë Mbape ka folur në konferencën për shtyp edhe mbi këtë rast:

“Tensioni me Giroud? Nuk tha asgjë të keqe. Më shumë e kam me pjesën që u shpreh publikisht. Unë do të preferoja që të vinte dhe të ma thoshte në dhomën e zhveshjes. Por nuk ka problem, këto janë beteja të vogla. Franca nuk ka nevojë që ne të përballemi me njëri-tjetrin”, ka thënë Mbape. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.