Anglezët nuk e ndërrojnë stilin/ “Jezusi” në efektin e alkolit, epik edhe dy tifozët në festën e golit: “It’s coming home”

0

Futbolli duke parë Anglinë, në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe birra pafund që shtrohen në tavolinë! E si mund të ishte vera më e bukur për anglezët? Kurrsesi nuk e ka një tjetër mënyrë. “Tre luanët” kanë fituar në shifrat 1-0 kundër Kroacisë falë golit të Sterling.

Në momentin e festimit të lojtarit shihen edhe dy tifozë të Anglisë që janë rrëzuar mbi njëri-tjetrin, në efektin e adrenalinës dhe të disa birrave më tepër që janë kthyer. Në gjendje më mirë nuk ishte as tifozi i kapur nga kamera në minutën e 78, ku edhe “Jezusi i Anglisë” duket i dehur.

Për të mos kaluar edhe në mbledhjet jashtë stadiumit ku tifozët kanë ndjekur ndeshjen në mënyrë të organizuar, me birrën që kthehet si të ishte ujë. “It’s coming home” fillon të dëgjohet sërish, pyetja është: “Po këtë herë për sa kohë?”. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.