Telushi përshëndet: Mirupafshim Flamurtar, më donte edhe Tirana”

0

Mesfushori nënshkruan të hënën me Slaven Belupon në kroaci, ndërkohë që tregon ofertat që kishte nga vendit. Befasuese oferta e bardhebluve, të rënë në të Parën
Elton Nika

Bruno Telushi do të nënshkruajë për dy vite në kampionatin kroat tek skuadra e Slaven Belupos. Mesfushori vlonjat, pas gjashtë sezonesh si titullar te vlonjatët, largohet për të provuar një tjetër eksperiencë, teksa Telushi zgjodhi ofertën kroate para atyre të bëra nga ekipe të Superiores, ku më së shumti këmbëngulte Kukësi. “Sport Ekspres” ishte  e para që paralajmëroi largimin e Telushit drejt Kroacisë, ndërsa vetë mesfushori sqaron tashmë edhe detajet e transferimit në një intervistë të dhënë për gazetën.

-Bruno, e mbyllët me Flamurtarin dhe tanimë do luani në kampionatin kroat. Si e shikoni këtë lëvizje?
Po, tashmë e kam përfunduar aventurën time me Flamurtarin. Të dielën udhëtoj drejt Kroacisë, ndërsa ditën e hënë hedh firmën në kontratë. Ishte një lëvizje që vjen pas disa vitesh në kampionatin shqiptar dhe padyshim që doja të provoja një tjetër eksperiencë. Transferimi te Slaven Belupo është zgjedhja e duhur, të paktën kështu mendoj. Shpresuar që tani gjithçka të shkojë sa më mirë.
-Cilat janë kushtet e kontratës tuaj?
-Do të firmos një kontratë për dy sezone tek skuadra e kampionatit kroat. Është një skuadër që në kampionatin shqiptar njihet mirë, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli ne vendin e gjashtë në tabelën e renditjes. Shpresoj që të jap më të mirën atje dhe të shkojë gjithçka sipas planit.
-Si lindi ideja e këtij transferimi?
-Gjithçka ishte në dorën e ish-lojtarit të kombëtares, Adrian Aliajt. Foli me skuadrën kroate dhe ata u interesuan për mua, rolin apo mënyrën e lojës. Ai ishte personi që bëri gjithçka të mundur dhe për këtë e falënderoj për vlerësimin ndaj meje edhe tek skuadra e Slaven Belupos. Tashmë më mbetet mua në dorë. Gjithçka nisi në muajin prill dhe tashmë u konkretizua me sukses.
-Mund të na zbuloni ndonjë detaj tjetër të këtij transferimi?
Nëse i referoheni atyre financiarë, preferoj t’i mbaj për vete. Gjithçka është diskutuar mes meje, Aliajt si menaxher i imi dhe klubit kroat. Vlerat që janë folur, po e them se nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu nxitojnë shumë, kur bëhet fjalë nga ana financiare, madje duke vendosur vlera që nuk janë folur ndonjëherë.
-Gjatë kësaj periudhe patët edhe oferta të tjera. Kush ngulmoi më shumë?
-Po e vërtetë, Kukësi tentoi më shumë se të gjitha. Skuadra kampione më donte dhe padyshim që i falënderoj për vlerësimin. Veç Kukësit ishte dhe Partizani, por madje edhe Tirana. Megjithatë, në fund zgjodha të luaj jashtë.
-Pse nuk pranuat ofertën e Kukësit, por u larguat jashtë?
– E thashë se i falënderoj për interesimin dhe vlerësimin, por doja të provoja veten në një kampionat të huaj dhe prandaj zgjedhja ime ishte jashtë kufijve të vendit. Ishte një zgjedhje e menduar mirë dhe jo e çastit. Çdo lojtar dëshiron të luaj njëherë jashtë vendit në një tjetër kampionat dhe nuk mund ta refuzoja.
-Në mes ishte edhe Flamurtari…
Flamurtari mbetet shtëpia ime, ndërsa tani largohem si lojtar i lirë, pasi e kisha mbyllur kontratën. Megjithatë, rikthimi në Vlorë nuk përjashtohet asnjëherë. Flamurtari është klubi im dhe padyshim që në kampionatin shqiptar mbetet zgjedhja e parë. Dua t’i falënderoj të gjithë, që nga drejtuesit dhe deri tek të gjithë tifozët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.