Telushi niset për në Kroaci dhe ka një mesazh për Vlorën

Bruno Telushi është zyrtarisht një “ish” te Flamurtari. Kapiteni kuqezi largohet pas 6 vitesh me fanellën kuqezi, ku ka luajtur 154 ndeshje në Kategorinë Superiore, me 18 gola dhe një nivel të lartë loje.

Tashmë 26-vjeçari braktis sërish qytetin e vendlindjes për një aventurë të re, në Kroaci, ku sot do të firmosë një kontratë dy-vjeçare me Slaven Belupon.

Me një postim të shkurtër në Facebook, Telushi është përshëndetur me tifozët vlonjatë, me të cilët ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjithë këto vite.

“Me këtë status dua të falënderoj gjithë tifozët. Dua t’iu them faleminderit për gjithçka. Dua të falënderoj Flamurtarin e zemrës sime. Nga sot nuk do të jem më pjesë e ekipit, pasi do të largohem në kampionatin kroat. Respekte për ju. Bruno Telushi, Ushtari juaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *