Marek Hamshik është kthyer në kryefjalë dite në Itali, teksa përpara disa ditësh pritej që të bëhej zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i ekipit të Dailan Jifang. Gjithsesi, transferimi dështoi, pasi ekipi kinez ndryshoi ofertën në momentet e fundit dhe Napoli ndaloi negociatat për marrëveshjen e sllovakut.
Tashmë, nga mediat italiane raportohet se klubet kanë gjetur përsëri gjuhën e përbashkët dhe Hamshik do të niset drejt Kinës. Njoftohet se prezantimi i mesfushorit, pritet të bëhet ditën e nesërme, sipas asaj që thuhet nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”.
Dailan do të kalojë në arkat e Napolit plot 20 milionë euro, me lojtarin që do të përfitojë rreth 9 milionë euro në sezon.