Teknologjia VAR në Superiore? Sokol Jareci zbulon detajet

Arbitrimi është një nga hallkat që në futbollin shqiptar merr akuza të shumta. Vendet e zhvilluara kanë përfshirë edhe teknologjinë, konkretisht përmes VAR u vihet  në ndihmë gjyqtarëve për rastet e dyshimta. Pavarësisht kësaj sërish ka gabime dhe polemika. Sigurisht që ato janë më të pakta.

Në vendin tonë aplikimi i sistemit VAR duket i largët, edhe pse në stadiumet më të mira në vend, “Arena Kombëtare”, “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” po programohet që të plotësohen kushtet që VAR të implementohet. Aspekti financiar është një tjetër problem, si për klubet, ashtu edhe për transmetuesin e kampionatit. Diçka e tillë rrit ndjeshëm shpenzimet dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Sokol Jareci, disenjatori i arbitrave, ka folur në lidhje me futjen e VAR-it në Superiore. Gjithsesi, aplikimi parashikohet të bëhet vetëm për ndeshje të caktuara. Sigurisht që kjo nuk është normale, pasi lë vend për diskutime.

“Ne jemi në diskutim me UEFA-n dhe FIFA-n, kemi një projekt strategjik si të gjithë federatat e tjera. Implementimi mund të ndodhë në vitet 2021-2022 dhe për shkak të infrastrukturës nuk do të jetë në të gjithë stadiumet. Me “VAR” do të gjykohen ndeshje të caktuara për shkak se edhe kompania që do të transmetojë kampionatin nuk e mbulon dot”, është shprehur Jareci për “Report TV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online