Tek Ajaksi “hapin thesin”, blerja rekord është një 18-vjeçar meksikan

0

Ajaksi nuk e fiton titullin kampion të Eredivisies prej katër sezonesh. Në Amsterdam duan që t’i japin fund kësaj pritje dhe për këtë janë të gatshëm të investojnë si kurrë më parë. Sipas së përditshmes holandeze “Die Telegraaf”, gjatë merkatos së dimrit, klubi kryeqytetas do të thyejë rekordin e transfertës më të shtrenjtë që për momentin mbahet nga Miralem Sulejmani dhe Dalei Blind, kartoni i të cilëve kushtoi 20 milionë euro.

Shënjestra e Ajaksit është meksikani Diego Lainez. Lojtari është ende një emër i panjohur në Europë, por në vendlindje të gjithë po mahniten me aftësitë e sulmuesit të krahut. Sulmuesi i Klub Amerikës është vetëm 1.67 m i gjatë, por atë çfarë i mundëson në gjatësi e kompenson me aftësitë e rralla në driblim.

Lainez është vetëm 18 vjeç dhe po hedh hapat e parë të karrierës së tij. Tek Ajaksi besojnë se ai mund të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në planet me kalimin e viteve dhe prandaj kanë vendosur të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e tij. Në janar pritet që meksikani të marrë avionin për në Amsterdam, pasi asnjë klub nuk po duket i gatshëm të barazojë ofertën e holandezëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.