Tefik Osmani: Të shpalleshim kampionë, kalonim në grupe

0

Tefik Osmani, lojtari me eksperiencë i Skënderbeu, mbrëmjen e djeshme foli para kamerave të Supersport në emisionin “Zona Gol”, teksa nuk mund të mos flitej për gjykimin. Këtë fundjavë kanë nisur kampionatet më të rëndësishme në botë, ndërkohë që sistemi “VAR” ka “revolucionarizuar” futbollin. Për Osmanin ky sistem s’do i ndihmonte ata në Kroaci, pasi iu anulua gol dhe pësuan gol të parregullt. “VAR”-in do ishte shumë e rëndësishme ta kishim në ndeshjen në Kroaci”, thotë Osmani fillimisht, që më pas nuk dëshiron të flasë për dënimin e dhënë vjet nga UEFA dhe më pas nga Etika.“Nuk jemi të fokusuar te problemet e së shkuarës. Kemi një ndeshje të rëndësishme. Kemi treguar që jemi jo një skuadër, por jemi një familje e madhe”. Në analizën e bërë në emision, presidentit Takaj i është faturuar pjesa më e madhe e suksesit, ndërkohë Osmani thotë: “E thashë edhe më parë, kemi treguar që jemi familje e madhe. Në të është babai, nëna dhe fillojnë meritat me radhë”. Barazimi në minutat e fundit mund të ketë rënduar psikologjikisht korçarët, por Osmani nuk e sheh këtë problem në skuadrën e tij. “Lojtarët që ka Skënderbeu, edhe ju vetë i njihni, janë me eksperiencë dhe këto situata i kemi kaluar. Problemi më i madh është që është një ndeshje e vështirë, por plusi më i madh është që do kemi një stadium të mbushur plot që do të na mbështesë, gjë që e ka bërë edhe më parë”, thotë korçari, që tregon se sërish nuk po i aplikojnë penalltitë sërish, ndërkohë që thekson se një barazim pa gola e kënaq atë. Një tjetër temë ishte ajo e premios për tifozët: Nuk kam çfarë them. Edhe unë jam pjesë e ekipit dhe çfarë kemi premtuar e kemi mbajtur”. Para dy vitesh me Dinamon e Zagrebit u luajt për “play-off”-in e Champions, ndërkohë që tani situata ndryshon. “Herën e parë ka qenë shumë e vështirë. Mbetet e vështirë sërish. Për ne ishte e rëndësishme të merrnim rezultat në Kroaci, ndërsa ndeshjen e dytë do të kemi mbështetjen e tifozëve. Fusha? Për ekipin e Skënderbeut është më mirë të luajmë në shtëpi”, deklaroi Osmani, që më tej foli edhe për tema të tjera.

 

ELIMINIMI I KUKËSIT DHE PARTIZANIT – “E thashë edhe më parë, eksperienca ka të bëjë më shumë. Nëse do kishim dalë kampionë, do e kishim siguruar Europa League, pasi kemi koeficientin më të lartë nga ekipet shqiptare dhe do luanim me një kundërshtar më të lehtë”.

OBJEKTIVI – “Skënderbeu do jetë aty për titullin kampion, për Kupën e Shqipërisë dhe vitin tjetër duam të kapim grupet e Champions League. Jemi të përqendruar për ditën e enjte. Rivalët do të jenë të njëjtët, Kukësi dhe Partizani. Ne do bëjmë diferencën. Largimi i Latifit? Presidenca e ka treguar edhe më parë, pasi kemi pasur lojtarë cilësorë. Na ikën një djalë i mirë dhe i talentuar, siç është Latifi. Ne lojtarët me moshë të madhe këtë duam, të na shiten këta të rinjtë dhe të ketë financa. Në këtë mënyrë vijnë edhe financa e lojtarë”.

RAPORTI ME DAJËN – “Meritë të madhe ka pasur presidenti, pa ulur meritat tona. Edhe me trajnerin kam folur dhe gjithçka është në rregull”.

LËNIA E FUTBOLLIT – “Nëse hyjmë në grupet e Champions do tërhiqem nga kampionati shqiptar. Po s’u futëm në grupe, atëherë do luaj sërish nëse do të kem forcë ta bëj. Sigurisht që me Skënderbeun do e mbyll”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.