Dinamo ndryshon formacionin, Rrahmani shënon në fitoren kundër Telushit e Pejiçit

0

Dinamo e Zagrebit ka fituar pa probleme sot 2-0 ndaj Slaven Belupos, ndërkohë që nuk është lodhur fare, sepse ka zbritur në fushë me disa rezerva. Amir Rrahmani ishte një ndër lojtarët që gjetën vend në formacion, ndërkohë që nuk dihet nëse lëvizjet e trajnerit Cvitanoviç ishin thjesht rotacion, apo ndëshkim për disa lojtarë, duke nisur nga Çoriç rebeli, apo Lecjaks, i cili u paraqit shumë dobët ndaj Skënderbeut.

Në minutën e 20-të Fioliç shënoi golin e parë, ndërsa në të 67-tën Fioliç dha krosin për golin e Rrahmanit, i cili shënoi me një kërcim të shkëlqyer.

Përballë ishin Telushi e Pejiç, të dy titullarë për Slavenin, por pa mundur të bënin ndonjë gjë të madhe. Të dy u ndërruan gjatë ndeshjes, ndërsa Slaven humbet ndeshjen e dytë rresht.

Dinamo kryeson kampionatin kroat, me 16 pikë në 6 ndeshje, 3 më shumë se Hajduku.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.