Domeniko Tedesko kreu një mrekulli sezonin e kaluar teksa çoi Shalken në vendin dytë të Bundesligës. Megjithatë sezoni aktual ka rezultuar krejt e kundërta kundërta.
Klubi nga Gelsenkirshen u turpërua nga Mançester Siti në Champions League ku u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 10 – 2 (3-2) (7 – 0), ndërsa në kampionat kanë marrë vetëm dy pikë në shtatë ndeshjet e fundit dhe rrezikojnë rënien nga kategoria.
Domenico #Tedesco freigestellt, Huub #Stevens und Mike #Büskens gegen Leipzig interimsmäßig auf der Bank. Alle Infos ? https://t.co/wXVnMjiVaQ #S04 pic.twitter.com/CXmms7ICJF
— FC Schalke 04 (@s04) March 14, 2019
Mesa duket kaq ka mjaftuar për të bindur drejtuesit e Shalkes që njoftuan ditën e sotme shkarkimin e 33-vjeçarit. Vendi i lënë bosh nga Tedesko do të zihet nga holandezi Hub Stevens.