Më të mirët e javës dhe skema sulmuese, dominojnë Siti me Juven

Liverpuli dhe Barcelona ishin dy ekipet e fundit që u kualifikuan në çerekfinalet e Champions Ligës. Dy ndër favoritët kryesorë të fitimit të trofeut të madh ju bashkohen dy ekipeve të Mançesterit, Totenhemit, Juventusit, Ajaksit dhe Portos.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” nga faqja franceze, UEFA ka zgjedhur dhe formacionin më të mirë të kësaj jave, atyy ku shkëlqyen Liverpuli, Barcelona, Mançester Siti dhe sidomos Juventusi. Tre juventinë në formacion me në krye Kristiano Ronaldon, autorin e një trigolëshi përballë Atletikos së Madridit.

Portë: Shezni (Juventus)

Mbrojtje:  Kanselo (Juventus), Van Dijk (Liverpul), Pike (Barcelona).

Mesfushë: Sterling (Mançester Siti), Bernardo Silva (Mançester Siti), Mane (Liverpul), Sane (Mançester Siti).

Sulm: Mesi (Barcelona), Serxho Aguero (Mançester Siti), Kristiano Ronaldo (Juventus).

Skema e zgjedhur është ajo 3-4-3, me një treshe të frikshme përpara si: Mesi, Aguero dhe Ronaldo dhe një formacion ultraofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online