Drejtori sportiv i Verder Bremen, Frank Bauman ka folur sot për mediat gjermane, ku ka sqaruar merkaton e skuadrës së tij. Bauman pranoi se largimi i Florian Kainz për 3 milionë euro te Këln e ka dobësuar ekipin, por nuk do të ketë ndërhyrje në merkato, pasi do t’i besojnë Rashicës për të mbuluar rolin e të larguarit.
“Nuk do të bëjmë merkato. Lojtarët që ishin në plan për tu larguar janë larguar ose janë në tratativa për tu larguar. Kainz nuk do të zëvendësohet në këtë merkato, pasi duhet t’iu besojmë alternativave që kemi aktualisht në ekip.
Rashica është 22-vjeç dhe premton shumë, ka treguar në disa ndeshje që mund të nxjerrë ekipin përpara. Këtë gjë e tregoi dhe në takimin kundër Lajpcigut në kampionat, që për mendimin tim ishte nga më të mirët. Përveç Rashicës, ka dhe 2 lojtarë të tjerë që e mbulojnë atë rol dhe jemi të plotësuar”,- përfundoi Bauman.