Xhenaro Gatuzo ka dhënë një intervistë shumë interesante për “UEFA.com”, ku komenton gjëra jashtë aktualitetit dhe punës së tij si trajner i Milanit. Ish-mesfushori i kuqezinjve me të cilët fitoi gjithçka dhe Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, ka qenë pjesë e episodit “On the Spot”, ku ka dhënë një video-intervistë.
Futbollisti që do dëshiroje të kishe luajtur me të – “Janë shumë të tillë. Të gjithë thonë Kristiano Ronaldo, ose Leo Mesi, por unë do të kisha dashur të luaja me Luka Modriç. Mendoj se është një futbollist i jashtëzakonshëm, ka një mentalitet të fortë dhe është një futbollist i pastër.”
Futbollisti që do të doje të përballeshe si kundërshtar – “Në kohën time ka patur shumë “përbindësha” si: Davids, Uais, Pol Ins në fillimet e karrierës time, lojtarë plot karakter. Nga lojtarët në aktivitet, do të preferoja të përballesha me Pol Pogba. Një tjetër lojtar është Blaiz Matuidi. Duket sikur nuk pushon kurrë së vrapuari dhe ai gjendet gjithmonë pranë teje. Ai është i aftë të rikuperojë topin dhe është i shkëlqyer në ndërhyrjet e tij.”
Kush është i preferuari yt për një film në Hollivud – “Mendoj se Robert De Niro për mënyrën se si flet dhe gjestet e tij. Gjithashtu për fytyrën dhe fizikun e tij.”
Kolona zanore e jetës tënde – “Është kënga ‘Una vita da mediano’ (jeta si mesfushor) e bandës Ligabue. Kur e dëgjoj atë këngë, gjej gjithçka që kam bërë në vitet e mia si futbollist.”